E rëndë në Vlorë/ Një grua hidhet nga kati i pestë i pallatit. Policia jep detajet e para - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2020 9:25

E rëndë në Vlorë/ Një grua hidhet nga kati i pestë i pallatit. Policia jep detajet e para

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2020 9:25

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Vlorë, ku një grua i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte.

policia vlore

Sipas policisë, viktima e identifikuar me inicialet P.B., 54 vjeç, dyshohet se vuante nga depresioni.

Ajo jetonte e vetme në banesë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 26.09.2020, në lagjen “Pavarsia 2”, është konstatuar pa shenja jete shtetasja P.B., 54 vjeç, banuese në Vlorë. Kjo shtetase dyshohet se vuante nga depresioni dhe dyshohet se është hedhur nga banesa e saj nga kati i pestë i pallatit ku banonte e vetme ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.