Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një i moshuar ka goditur me çekan gome në kokë një të ri, gjatë një konflikti mes tyre.
I moshuari, shtetasi L. K., 73 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, është arrestuar nga Policia, ku akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.Ndërkohë, i riu ka përfunduar i plagosur në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin L. K., 73 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, pasi më datë 15.08.2025, në lagjen “10 Korriku”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur në kokë me send të fortë (çekan gome) shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.” – thuhet në njoftim.