E rëndë në spitalin e Krujës, fluks pacientësh të helmuar nga uji - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

26/10/2021 9:35

E rëndë në spitalin e Krujës, fluks pacientësh të helmuar nga uji

Shqiperi

Gazeta Express

26/10/2021 9:35

Gjatë natës së djeshme në spitalin e Krujës, një numër i madh pacientësh janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore me simptoma të helmimit.

Bëhet me dije se dyshohet se ata janë helmuar nga uji. Në dy ditët e fundit në urgjencën e Infektivit dhe atë të Pediatrisë ka pasur fluks pacientësh me diarre dhe të vjella.

Lexo Edhe:

Mjekja Mimoza Tali sqaroi një ditë më parë për ABC se të gjithë personave me këto simptoma u është dhënë ndihma e parë dhe më pas janë dërguar në banesat e tyre ku do të vijojnë mjekimin. “Kam tre kalamajtë e vëllait dhe vëllain. Vetëm bark e të vjella, nuk dimë gjë tjetër,” tha një banore.

Policia e Krujës ka ngritur një grup pune për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut. Gjithashtu për situatën kanë vënë në dijeni organet e shëndetit publik dhe të AKU-së. Policia sqaron se janë në pritje edhe të rezultateve të analizave të ujit.