E rëndë në Lezhë, ndërron jetë 28-vjeçari që ndodhej në paraburgim - Gazeta Express
string(65) "e-rende-ne-lezhe-nderron-jete-28-vjecari-qe-ndodhej-ne-paraburgim"

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2022 20:35

E rëndë në Lezhë, ndërron jetë 28-vjeçari që ndodhej në paraburgim

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2022 20:35

Një i burgosur 28-vjeç ka mbërritur i vdekur ne spitalin rajonal të Lezhës. Ai është ndjerë keq në paraburgim dhe është transportuar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Trupi i të riut do të dërgohet në morg, ku do ti nënshtrohet mjekësisë-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Lexo Edhe:

Abc mëson paraprakisht se bëhet fjalë për infarkt. 28-vjeçari ndodhej në paraburgim pasi kishte thyer arrestin e shtëpisë.

Pritet që të kryet autopsia dhe që organet kompetente të zbardhin të gjithë dinamikën dhe nëse i është dhënë ndihma e shpejtë sipas rregullave.

Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i viktimës. /Gazeta Express