E rëndë në Itali, babai arrestohet pasi përdhunoi për vite me radhë vajzën e tij dhe e la shtatzënë - Gazeta Express
string(98) "e-rende-ne-itali-babai-arrestohet-pasi-perdhunoi-per-vite-me-radhe-vajzen-e-tij-dhe-e-la-shtatzene"

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 18:42

E rëndë në Itali, babai arrestohet pasi përdhunoi për vite me radhë vajzën e tij dhe e la shtatzënë

Lajme

Gazeta Express

10/02/2026 18:42

Policia italiane arrestoi një burrë që jetonte në provincën e Breshias me akuzën e abuzimit seksual ndaj vajzës së tij të mitur, e cila dyshohet se mbeti shtatzënë si pasojë e abuzimit.

Arrestimi u krye nga policia e Lombardisë në përputhje me një urdhër paraburgimi të lëshuar nga Prokuroria.

Incidenti doli në pah pasi fëmija u dërgua në urgjencë nga nëna e saj për dhimbje të forta barku. Testet mjekësore konfirmuan shtatzëninë, duke nxitur raportime dhe nisjen e një hetimi, shkruajnë mediat.

Sipas hetuesve, fëmija ishte abuzuar për vite me radhë nga babai i saj, i cili dyshohet se shfrytëzoi pozicionin e tij brenda familjes. Babai është dërguar menjëherë në burg, ndërsa hetimi vazhdon për më shumë prova./TCH

Advertisement
Advertisement
Advertisement