E rëndë/ Ishte larguar nga banesa pa gjurmë, 17-vjeçarja denoncon 26-vjeçarin: Më përdhunoi dhe me dha drogë - Gazeta Express

E rëndë/ Ishte larguar nga banesa pa gjurmë, 17-vjeçarja denoncon 26-vjeçarin: Më përdhunoi dhe me dha drogë

Shqiperi

Gazeta Express

04/03/2021 10:13

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 17-vjeçare ka denoncuar një të ri se e ka përdhunuar dhe më pas e ka droguar.

Bëhet fjalë për një vajzë, e cila ishte larguar nga banesa pa dijeninë e familjarëve më datën 21 shkurt.

Ndërkohë që prindërit kishin bërë denoncimin në komisariatin e policisë, kjo e fundit nisi kërkimet. Por pas disa ditësh, 17-vjeçarja ishte kthyer në shtëpi dhe iu kishte treguar prindërve se çfarë iu kishte ndodhur.

Të gjendur përballë kësaj ngjarje të rëndë, prindërit kanë dërguar vajzën në polici dhe kanë bërë denoncimin për 26-vjeçarin O. Merko. Sipas vajzës, ai ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e adoleshentes dhe e ka detyruar atë që të përdorte heroinë dhe kanabis.

Policia ka shpallur në kërkim 26-vjeçarin dhe po punohet për sqarimin e ngjarjes