E reja që u gjet e vdekur në Tetovë do të varroset nesër në Gjakovë - Gazeta Express
string(67) "e-reja-qe-u-gjet-e-vdekur-ne-tetove-do-te-varroset-neser-ne-gjakove"

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 20:30

E reja që u gjet e vdekur në Tetovë do të varroset nesër në Gjakovë

Lajme

Gazeta Express

06/11/2025 20:30

Mediumi lokal i Gjakovës “TV Syri Vision”, njofton se nesër i jepet lamtumira e fundit studentes së mjekësisë Daorsa Spahija, e cila u gjet e vdekur mbrëmë në Tetovë.

Ky medium raporton se e ndjera ishte në “në përfundim të studimeve dhe e gatshme për t’u kthyer në vendin e saj për të dhënë kontribut në shërbim të shëndetësisë”.

Tutje, TV Syri raporton se varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër (e premte), në orën 14:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë.