Kufoma e një modeleje ruse është gjetur e copëtuar dhe e vendosur brenda një valixheje.
“The Sun” shkruan se modelja është gjetur një vit pasi ishte zhdukur. 23-vjeçarja Greta Vedler, kishte kritikuar sistematikisht Putinin, duke e cilësuar si “psikopat”.
Bëhet e ditur se vrasjen e ka kryer ish- i dashuri i saj, Dimitry Korokvin. Ai ka thënë se e ka mbytur për vdekje pas një grindjeje për paratë në Moskë që nuk kanë lidhje me pikëpamjet e saj politike dhe analizën e mendjes dhe motiveve të Putinit.
Ndër të tjera ai u tha hetuesve se kishte fjetur në një dhomë hoteli për tre netë me kufomën e saj, të cilën e vendosi në një valixhe të sapo blerë, teksa më pas ai e çoi trupin 300 milje në rajonin e Lipetsk dhe e la në bagazhin e një makine për më shumë se një vit.