E quajti Ballën “skizofren”, Petrit Vasili përjashtohet për 5 ditë nga Kuvendi - Gazeta Express
string(75) "e-quajti-ballen-skizofren-petrit-vasili-perjashtohet-per-5-dite-nga-kuvendi"

E quajti Ballën “skizofren”, Petrit Vasili përjashtohet për 5 ditë nga Kuvendi

Shqiperi

Gazeta Express

24/11/2022 17:21

Kuvendi ka vendosur përjashtimin e deputetint Petrit Vasili pas kërkesës së Partisë Socialiste për fyerje Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar socialist.

Sipas Kuvendit, gjatë fjalës së tij, Petrit Vasili bëri interpretim jo të saktë të rregullores së Parlamentit dhe në momentin që i ndërhyri Taulant Balla, deputeti i PL-së iu drejtua me fjalë fyese.

Lexo Edhe:

Kërkesa e PS-së u firmos nga 7 deputetë socialistë, Etjen Xhafaj, Antoneta Dhima, Petro Koçi, Gerta Duraku, Ilir Metaj, Jurgis Çyrbja dhe Milva Ikonomi.

Njoftimi i Kuvendit:

U mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën

Në drejtimin e znj. Klotilda Bushka, ditën e sotme u mblodh Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, për shqyrtimin e kërkesës së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, marrë shkas nga sjellja
joparlamentare e deputetit z. Petrit Vasili, ku gjatë leximit dhe interpretimit jo të saktë të Rregullores së Kuvendit dhe në
kundërshtim me procedurat, ju drejtua me fjalë fyese Kryetarit te Grupit të PS, z. Balla, në fillim të punimeve te seancës plenare, datë 24.11.2022.

Në zbatim të nenit 63 pika ç dhe nenit 65/1 të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati vendosi me 3 vota Pro, marrjen e masës disiplinore “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 5 (pesë) ditë” për deputetin z. Petrit Vasili.

Ky vendim hyn në fuqi në datën 25.11.2022