E qëlluan me predhë anti- tank! Kush është ish- zyrtari i arrestuar për pasojat e tërmetit - Gazeta Express
string(87) "e-qelluan-me-predhe-anti-tank-kush-eshte-ish-zyrtari-i-arrestuar-per-pasojat-e-termetit"

Gazeta Express

14/01/2020 23:26

E qëlluan me predhë anti- tank! Kush është ish- zyrtari i arrestuar për pasojat e tërmetit

Gazeta Express

14/01/2020 23:26

Policia e Tiranës ka zhvilluar pasditen e sotme një aksion të madh ku janë shoqëruar rreth 40 persona, në bazë të urdhër-ndalimeve të lëshuara nga Prokuroria për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Ndër të shoqëruarit, ka zyrtarë dhe ish-zyrtarë të dyshuar se kanë abuzuar me detyrën apo kanë ndërhyrë në strukturën e ndërtimeve që kanë pësuar dëmtime pas tërmetit të 26 nëntorit. Bien në sy mes tyre dy ish-kryekomunarët e PD për Farkën dhe Kasharin, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia. Por të dy të shoqëruarit nuk janë emra të panjohur për publikun e gjerë.

I parti, Fatbardh Plaku u bë kryelajm i mediave në vitin 2014 pasi persona të maskuar dhe të paidentifikuar i qëlluan shtëpinë private me predha anti-tank, në zonën e Farkës së Vogël. Siç shihet dhe në foton kryesore dhe në fotot shoqëruese të lajmit, vila e kryekomunarit të Farkës qëllohet me predhë anti-tank në pjesën ballore, nga 100 metra largësi.

Ndërkohë, dhe ish-kryekomunari tjetër i PD Besnik Fuçia, është arrestuar në muajt e parë të 2019 bashkë me 5 zyrtarë të tjerë të ish-kumunës së Kasharit me akuzën e falsifikimit të dokumenteve lidhur me ndërtimin e dy pallateve në zonën e Yzberishtit në kryeqytet.

Lexo Edhe:

hqdefault.jpg
Screenshot_6.jpg
Momenti kur vila qellohet me predhe anti-tank

Në fund të procesit gjyqësor, ish-kryetarit të komunës së Kasharit iu dha masa e dënimit “Detyrim paraqitje”./newsbomb.al