"E qëllova sepse po e humbisja gjyqin", çfarë i tha Policisë autori i vrasjes së gjyqtarit në Tiranë - Gazeta Express
string(99) "e-qellova-sepse-po-e-humbisja-gjyqin-cfare-i-tha-policise-autori-i-vrasjes-se-gjyqtarit-ne-tirane-2"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 16:47

“E qëllova sepse po e humbisja gjyqin”, çfarë i tha Policisë autori i vrasjes së gjyqtarit në Tiranë

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 16:47

Elvis Shkambi, autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, e ka pranuar krimin në Komisariatin Numër 1.

Ai ka pranuar vrasjen, ndërkohë që ka thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat, raporton Gazeta Panorama.

“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar autori Elvis Shkëmbi në Komisariatin Numër 1.