“E promovuam më shumë se 6 herë pistën e skijimit, aset tepër i madh i shtetit – Në Bujqësi projekti më i mirë”, Ramosaj në Pressing - Gazeta Express
string(126) "e-promovuam-me-shume-se-6-here-pisten-e-skijimit-aset-teper-i-madh-i-shtetit-ne-bujqesi-projekti-me-i-mire-ramosaj-ne-pressing"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 21:13

“E promovuam më shumë se 6 herë pistën e skijimit, aset tepër i madh i shtetit – Në Bujqësi projekti më i mirë”, Ramosaj në Pressing

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 21:13

Bashkim Ramosaj, kryetar i Deçanit që garon edhe për një mandat nga radhët e AAK-së ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.

Ai ka folur për pistën e skijimit në bjeshkën e Belegut, duke thënë se si projekt është diçka e madhe.

Thotë se 6 herë e kanë propmovuar – por sfidat në të janë të mëdha.

“Është pista e skijimt në bjeshkën e Belegut. Sa i përket pistës së skijimit, ekziston një storie që nuk kam qef as vetës me ia shpjegu si ka ndodh, janë bërë në vitet e 70’ta janë bërë studime prej dy institute më prestigjioze të Zagrebit, ku është projekti më i mirë që e ka pas në atë kohë e që e posedon edhe shtet i Kosovës tash që kjo pistë e skijimit e kish bë zgjidhjen më të mirë, thuhet se duhet me qenë 689 mijë vizitorë brenda sezonit dimrit për me shfytëzu peshën e skijimit. Kur kemi bisedu me njerëz që e njohin këtë fushë, atëherë jep me kuptu që po flasim për diçka shumë të madhe”.

“E kemi promovu më shumë se 6 her ëkëtë pistë të skijimit bashkë me federatën”, ka thënë ai.

Ramosaj ka folur edhe për fushën e bujqësisë në Komunën e Deçanit.

“Bujqësia duhet me pas një zgjidhje krejt tjetër, nuk është teori. Një bujk që punon tokën duhet me u siguru më shumë, dhe duhet një vend që i plason produktet e veta. I ka të shitura”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Emisionin e plotë mund ta ndiqni KËTU