E prekshme: Kobe Bryant sapo kishte filluar të përmirësonte raportet me babanë e tij - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

28/01/2020 19:08

E prekshme: Kobe Bryant sapo kishte filluar të përmirësonte raportet me babanë e tij

Lajme

Gazeta Express

28/01/2020 19:08

Kobe Bryant dhe babai i tij, Joe, dukej se po rregullonin raportet e tyre para se ky i pari të vdiste në një aksident tragjik me helikopter të dielën.

Joe “Jellybean” Bryant, transmeton Daily Mail, ishte parë duke u përqafuar me Koben në një kamp të basketbollit në Los Angjelos.

Kobe kishte polemizuar publikisht me prindërit e tij, Joe dhe Pam Bryant, në vitin 2013, pasi që këta të fundit kishin hedhur në shitje disa nga kujtimet e Kobe sa ishte në shkollë të mesme.

“Marrëdhëniet tona janë m**”, kishte thënë Kobe pastaj më 2016.

“Unë ju thashë se do u blija një shtëpi shumë të mirë, dhe pastaj ata përgjigjen se kjo nuk mjafton. E mandej edhe shesin gjërat e mia”

Kobe gjithashtu akuzoi edhe dy motrat e tij, duke i quajtur shumë të mençura dhe të edukuara  fillimisht, por që asnjëherë nuk u pavarësuan financiarisht nga ai.

Edhe babai i Kobe kishte qenë basketbollist. Ai luajti disa sezone në NBA, dhe pastaj shkoi të luajë në Itali, ku Kobe edhe mori hapat e parë në këtë sport. /Express/