Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj ka thënë se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese për thirrje të seancës çdo 48 orë ka qenë gabim.
Ai ka thënë se thirrja e këtyre seancave nuk po jep ndonjë rezultat.
Por, Rexhaj në emisionin “InfoNata” ka thënë se për të ishte gabim pasi siç ka thënë ai, deputetët obligohen që edhe gjatë festave të mbajnë seancë nëse kërkohet.
“Ndoshta ka qenë gabim, për mua po. E pash që edhe në kohë të festave ne duhet të mblidhemi që ta kryjmë një detyrë që nga kanë obliguar qytetarët e Kosovës”, ka thënë Rexhaj.
Rexhaj tutje ka thënë se partitë opozitare do duhej të vepronin në aspektin institucional dhe ta votojnë kandidaten e tyre.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka propozuar që seancat të thirren një herë në javë, që është kundërshtuar nga partitë opozitare.