E pranoi fajësinë për nxitje të përçarjes, i akuzuari dënohet me 6 muaj burgim por mund t’i zëvendësohet me gjobë - Gazeta Express
string(111) "e-pranoi-fajesine-per-nxitje-te-percarjes-i-akuzuari-denohet-me-6-muaj-burgim-por-mund-ti-zevendesohet-me-gjobe"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 11:42

E pranoi fajësinë për nxitje të përçarjes, i akuzuari dënohet me 6 muaj burgim por mund t’i zëvendësohet me gjobë

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 11:42

Sistemi Prokurorial ka njoftuar se i akuzuar S.C. ka pranuar fajësinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Ai është dënuar me 6 muaj burgim, që mund t’i zëvendësohet me gjobë prej 1 mijë euro.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e mirëpret vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për aprovimin e marrëveshjes për pranimin e  fajësisë nga S.C., për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. Pas ngritjes së aktakuzës, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar marrëveshjen,  duke i shqiptuar të pandehurit gjashtë muaj burgim me mundësinë që të zëvendësohet me gjobë prej 1000 eurosh.”

S.C. “akuzohej se në Komunën e Shtërpcës më 10.06.25, me dashje qëllimisht ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve entike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar”.

“Prokuroria Speciale është e përkushtuar në ndjekjen dhe hetimin e këtyre veprave penale, të cilat cenojnë rëndë vlerat demokratike dhe bashkëjetesën mes grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës.”