T7 Spotlight sonte ka transmetuar emisionin hulumtues dhe dokumentues ‘’ 4 vitet e Kurtit – Nga retorika e varfërisë te luksi i pushtetit’’, nga ora 20:15 në Televizionin 7.
Ish-ministri i Financave, Haki Shatri duke u bazuar në raportet vjetore financiare, ka theksuar se si Qeveria Kurti në 4 vitet në pushtet ka shpenzuar afro 50 milionë euro vetëm për udhëtime zyrtare.
Ndërkaq deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka shtruar pyetjen që përtej këtyre shpenzimeve marramendëse, cili është rezultati i sjellur për shtetin, duke aluduar që nuk ka pasur as njohje të reja e as anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Shihni videon më poshtë: