E plagosën, pastaj nxori armën në mes të rrugës: Kamerat e sigurisë filmojnë ngjarjen tronditëse - Gazeta Express
string(94) "e-plagosen-pastaj-nxori-armen-ne-mes-te-rruges-kamerat-e-sigurise-filmojne-ngjarjen-tronditese"

Gazeta Express

16/09/2020 12:18

E plagosën, pastaj nxori armën në mes të rrugës: Kamerat e sigurisë filmojnë ngjarjen tronditëse

Gazeta Express

16/09/2020 12:18

Kamerat e sigurisë së bizneseve aty pranë kanë kapur një situatë të pabesueshme në rrugët e Stambollit.

Dy grupe u përplasën fillimisht fizikisht me njeri-tjetrin në lagjen “Fatih” të Stambollit, duke bërë që më pas të nxirrnin edhe armët.

Lexo Edhe:

Ky moment është kapur edhe nga kamerat e sigurisë, ku duket se njëri nga personat e përfshirë fillimisht plagoset në këmbë nga kundërshtarët, ndërkohë që i shtrirë, nxjerr pistoletën dhe qëllon disa herë në drejtim të tyre.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të plagosur dy persona, mes tyre një grua e cila ishte duke kaluar në zonë.

Për fat të mirë nuk pati të vdekur.