E pezulluan nga detyra në Bankën e Shqipërisë, Arben Malaj gati ta ‘luftojë’ qeverinë - Gazeta Express
string(82) "e-pezulluan-nga-detyra-ne-banken-e-shqiperise-arben-malaj-gati-ta-luftoje-qeverine"

Gazeta Express

05/12/2019 22:50

E pezulluan nga detyra në Bankën e Shqipërisë, Arben Malaj gati ta ‘luftojë’ qeverinë

Gazeta Express

05/12/2019 22:50

Në Tiranë, profesori i njohur i ekonomisë, Arben Malaj, tha se ka pritur prej 7 muajsh që të thirret sipas ligjit për t’u dëgjuar në komisionet parlamentare përkatëse pas kërkesës së një grupi deputetësh, që ai të largohet nga bordi mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë.

Zoti Malaj i bëri komente në një intervistë për “Zërin e Amerikës” mbrëmjen e të enjtes, pas lajmit se qeveria vendosi ta pezullojë nga detyra e anëtarit të këshillit mbikëqyrës së Bankës Qendrore.

Lexo Edhe:

“Pavarësia e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës mbrohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Kam shërbyer me përkushtim, integritet dhe profesionalizëm në të gjithë institucionet dhe postet për dy dekada. Kam trajtuar publikisht problemet që ka qeverisja e vendit tim” – tha zoti Malaj.

Ai shtoi se rikthimi i emrit të tij ne temat e angazhimit të qeveritar bëhet për të tërhequr vëmendjen nga problemet e shumta që ka vendi me menaxhimin e dëmeve të tërmetit.

“Ata deputetë që më akuzojnë nuk kanë asnjë argument dhe unë do të shkoj deri në Gjykatën Europiane për të mbrojtur të drejtat dhe pavarësinë e një anëtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës Qendrore. Ajo që nuk u bë për 7 muaj u bë sot për 7 sekonda. I kam kërkuar parlamentit shqiptar të më dëgjojë dhe të mos trajtojë si të dënuar politik”, – tha zoti Malaj.