Më 24 gusht një akisdent ndodhi pranë shkollës së Muzikës në Fier në lagjen “Liri Gero”, ku u plagos 35-vjeçari Kreshnik (Tomani) Barjami. Ai ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë pas 10 ditësh që ndodhej në gjendje kome.
Teksa po kalonte rrugën 35-vjeçari u përplas me makinë nga një 17-vjeçar, i cili u arrestua për veprat penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. 17-vjeçari ishte në timon pa patentë.