‘E përdhunonin me radhë’ Vëllai i të miturës rrëfen detaje të rënda: Më sollën dhe mua video - Gazeta Express
string(89) "e-perdhunonin-me-radhe-vellai-i-te-mitures-rrefen-detaje-te-renda-me-sollen-dhe-mua-video"

‘E përdhunonin me radhë’ Vëllai i të miturës rrëfen detaje të rënda: Më sollën dhe mua video

Gazeta Express

01/06/2020 12:57

Vëllai i 15-vjeçares së abuzuar seksualisht nga i moshuari Abaz Doku, ka treguar detaje mjaft të rënda mbi historinë tronditëse të së motrës.

I ftuar në emisionin me ‘zemër të hapur’ në News24, djali ka thënë se e motra është abuzuar që në moshën 12 vjeçare nga roja i shkollës dhe të tjerë persona, që sipas tij i urdhëronte i moshuari.

Lexo Edhe:

Vëllai tha se gjatë muajit maj i çonin edhe atij foto dhe video të motrës.

Pjesë nga rrëfimi:


Si e more vesh të vërtetën?
Më dërgonin foto dhe video mua gjatë gjithë muajit maj. Kur më erdhi fotoja e fundit, shkova në shtëpi dhe ja tregova motrës. Ngeli e shtangur, doli duke qarë dhe ka bërë denoncimin në polici. Në ngjarje janë përfshirë dhe shokë të mi.

Si janë përfshirë?

Roja ka qenë drejtuesi. E kemi komshi. Ky i thoshte merr këtë, merr këtë, dhe vinin e merrnin me makina. E kërcënonin se do i shpërndanin foto dhe motra nuk tregonte se kishte frikë.
Unë fola me motrën, por ajo nuk fliste, vetëm qante.

Para se të vinin fotot te ju, kishit parë ndryshim te motra?
Jo, dukej normal.

As nëna juaj nuk kishte vënë re gjë?
Jo jo

Po kur u përballët me realitetin?
Motra i tregoi gjithë të vërtetën nënës. I tha që roja kishte abuzuar me të që rreth moshës 12 vjeçe, që kur ishte në klasën e shtatë. Ajo nuk kishte folur, se ai i bënte presion. Roja ka abuzuar i pari, pastaj punëtorët e tij, që ju jepte urdhër. Unë i njoh, njëri është i moshës 20-vjeçare, e kam në pallat./Express