E përdhunoi një vajzë shqiptare në një klub nate në Itali, merret vendimi për Robinhon - Gazeta Express
string(85) "e-perdhunoi-nje-vajze-shqiptare-ne-nje-klub-nate-ne-itali-merret-vendimi-per-robinhon"

Futboll

Gazeta Express

02/09/2025 13:49

E përdhunoi një vajzë shqiptare në një klub nate në Itali, merret vendimi për Robinhon

Futboll

Gazeta Express

02/09/2025 13:49

Gjykata e Lartë Federale në Brazil ka refuzuar kërkesën për lirim të ish-futbollistit Robinho, duke vendosur që ai të vijojë të qëndrojë në paraburgim.

Vendimi u mor në një seancë virtuale të zhvilluar të premten (29 gusht), ku 10 nga 11 gjyqtarët votuan kundër lirimit të tij.

Robinho, 40 vjeç, ndodhet në burg që nga marsi i vitit 2024, pasi Gjykata e Lartë e Drejtësisë (STJ) pranoi zbatimin në Brazil të vendimit të gjykatës italiane, e cila e dënoi ish-sulmuesin me nëntë vite burg për pjesëmarrje në përdhunimin e një gruaje shqiptare në një klub nate në Milano, në vitin 2013.

Avokatët e tij apeluan vendimin, duke argumentuar se dënimi nuk mund të ekzekutohej pa u shteruar të gjitha mundësitë e apelimit.

Megjithatë, Gjykata e Lartë Federale e rrëzoi këtë pretendim, me përjashtim të gjyqtarit Gilmar Mendes, i cili hodhi votën e vetme pro lirimit të përkohshëm, përcjell tch.

Vendimi e lë Robinhon përfundimisht pas hekurave, ndërsa ish-lojtari i Real Madridit dhe Milanit do të duhet të vuajë dënimin në një burg brazilian.