E pazakontë: Tre xhipa nxjerrin autobusin e ngecur në bore - Gazeta Express
string(57) "e-pazakonte-tre-xhipa-nxjerrin-autobusin-e-ngecur-ne-bore"

E pazakontë: Tre xhipa nxjerrin autobusin e ngecur në bore

Gazeta Express

03/12/2019 1:32

Tri vetura të tipit SUV janë incizuar duke nxjerrë një autobus të ngecur nga dëbora.

Njëra veturë e firmës Toyota, si dhe tjetra e ndërmarrjes së veturave Jeep, janë parë duke shfrytëzuar litarin tërheqës të rimorkimit në një përpjekje zinxhirore për ta nxjerrë autobusin nga dëbora.

Lexo Edhe:

Përpjekjet rezultojnë të jenë të suksesshme, falë fuqisë që bartin të tri SUV-ët, transmeton lajmi.

Pamjet janë dalë nga tabloidi britanez ‘Daily Mail’, derisa ky i fundit ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Kanada.

Mediumi nuk ka bërë me dije nëse në autobus ndodheshin udhëtarë dhe, nëse po, sa ishte numri i tyre.

Videon e momentit të misionit shpëtues mund ta ndiqni më poshtë.