E pazakontë në Turqi, pitbulli futet brenda në xhami gjatë namazit të xhumasë - frikëson besimtarët - Gazeta Express
string(96) "e-pazakonte-ne-turqi-pitbulli-futet-brenda-ne-xhami-gjate-namazit-te-xhumase-frikeson-besimtaret"

Lajme

Gazeta Express

22/12/2025 12:47

E pazakontë në Turqi, pitbulli futet brenda në xhami gjatë namazit të xhumasë – frikëson besimtarët

Lajme

Gazeta Express

22/12/2025 12:47

Në lagjen Çayırova të Koçaelit në Turqi, një qen i racës pitbull hyri në xhami ndërsa imami dhe besimtarët po falnin namazin e xhumasë, duke shkaktuar momente frike.

Incidenti u regjistrua me telefon dhe u publikua në rrjete sociale.

Qeni pitbull filloi të bredhte lirshëm midis besimtarëve, duke shkaktuar shqetësim tek disa prej tyre.

Pasi u end brenda xhamisë për një kohë, qeni u nxor më vonë jashtë.

@trthaber

Kocaeli'de cuma namazı öncesi bir camiye başıboş pitbull girdi. Cami içinde dolaşan ve tedirginliğe neden olan köpek, dışarıya çıkarıldı.

♬ News serious information news program – gooooodee_jay

Bëhet e ditur se është ngritur një padi kundër pronarit të qenit, për krimin e ‘lëshimit të kafshës në një mënyrë që paraqet rrezik’.

Gjithashtu, atij i është shqiptuar një gjobë administrative.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk u raportuan persona të lënduar. /Telegrafi

Advertisement
Advertisement
Advertisement