‘‘E pavërtetë’’ – Qytetari mbulon pankartën e ekspozitës me të dhënat e pasakta për Masakrën e Dubravës pas reagimeve - Gazeta Express
string(112) "e-pavertete1-qytetari-mbulon-pankarten-e-ekspozites-me-te-dhenat-e-pasakta-per-masakren-e-dubraves-pas-reagimeve"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 22:30

‘‘E pavërtetë’’ – Qytetari mbulon pankartën e ekspozitës me të dhënat e pasakta për Masakrën e Dubravës pas reagimeve

Lajme

Gazeta Express

27/03/2026 22:30

Ekspozita në sheshin e Prishtinës për Masakrat në Kosovë, ka ngjallur kritika të shumta, pasi që aty mes tjerash thuhet se në Masakrën e  Dubravës, janë vrarë 48 shqiptarë të armatosur, gjë e cila u cilësua e pasaktë dhe e pavërtetë në reagime.

Në rrjetet e sociale, është ndarë një video ku shihet një qytetar teksa mbulon pankartën ku ishte shkruar për Masakrën në burgun e Dubravës.

Ndryshe Enver Dugolli këto të dhëna i cilësoi të pavërteta e të pasakta, ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se kjo është e ‘’papranueshme’’.

Advertisement
Advertisement
Advertisement