“E pastrojmë për 6 ditë”, Basha nxjerr pamjet: Si gënjeu Rama në Thumanë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi - Gazeta Express
string(141) "e-pastrojme-per-6-dite-basha-nxjerr-pamjet-si-genjeu-rama-ne-thumane-leket-e-shqiptareve-i-con-ne-xhepin-e-oligarkeve-dhe-per-shpenzime-luksi"

“E pastrojmë për 6 ditë”, Basha nxjerr pamjet: Si gënjeu Rama në Thumanë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi

Gazeta Express

04/06/2020 10:08

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka shkatërruar ekonominë dhe ka varfëruar dhe më shumë shqiptarët gjatë pandemisë.

Ai thotë se propaganda nuk e fsheh dot dështimin duke publikuar pamjet e një vizite në Thumanë më 6 prill të kryeministrit dhe ministrit për rindërtimin Arben Ahmetaj në të cilën premtohej largimi i inerteve për 6 ditë, ndërkohë që pas 56 ditësh vijojnë të jenë ende aty.

Lexo Edhe:

Basha deklaron se lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi.

POSTIMI I PLOTË
RAMAVIRUSI shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë.
Propaganda me regji qëndrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. “Puna” zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës.
Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris.
Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve.