E pastër në të treja kriteret/ Gjyqtarja Lutfije Celami konfirmohet në detyrë - Gazeta Express
string(76) "e-paster-ne-te-treja-kriteret-gjyqtarja-lutfije-celami-konfirmohet-ne-detyre"

E pastër në të treja kriteret/ Gjyqtarja Lutfije Celami konfirmohet në detyrë

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2021 13:03

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Beratit, Lutfije Celami. Procesi i vetingut për gjyqtaren Celami u përfundua në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Ndërkohë që për pasurinë dhe profesionalizmin nuk u evidentuan probleme nga Komisioni, për një raport negative të DSIK-së për figurën, gjyqtarja Celami deklaroi se kishte dhënë shpjegime të plota.

Lexo Edhe:

Trupi gjykues që kreu procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Celami kryesohej nga Firdes Shuli, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Olsi Komicin.

Celami e ka filluar karrierën në vitin 2011 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2014 ajo është transferuar në Gjykatën e Beratit.