Historia e dashurisë mes Patris Berishës dhe Santiana Malokut ka qenë një nga temat më të komentuara muajt e fundit në rrjetet sociale, duke mbajtur gjithmonë të fokusuar vëmendjen e publikut.
Çifti u bë shpesh kryefjalë për shkak të lidhjes së tyre plot dinamika, që shoqërohej herë pas here me ndarje, ribashkime dhe momente surprizuese.
Megjithatë, duket se kësaj here situata ka marrë një kthesë të re dhe ndoshta më serioze. Vëzhgimet e fundit në Instagram kanë zbuluar se Patrisi dhe Santiana nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në këtë rrjet social.
Ky detaj i vogël, por i rëndësishëm për publikun, ka ndezur dyshime të forta se marrëdhënia e tyre mund të ketë përfunduar përfundimisht.
Mungesa e ndjekjes reciproke në platforma sociale shpesh shihet si një shenjë e qartë e prishjes së raporteve, veçanërisht kur bëhet fjalë për personazhe të njohur publikisht.
Kjo ka mjaftuar që ndjekësit e tyre të nisin diskutime të shumta online, ku versionet dhe komentet janë të larmishme: disa besojnë se bëhet fjalë për një “pauzë” të zakonshme mes tyre, ndërsa të tjerë janë të bindur se kjo është ndarja përfundimtare.
Deri tani, as Patrisi e as Santiana nuk kanë reaguar me një deklaratë zyrtare, duke lënë hapësirë për më shumë kuriozitet dhe spekulime. Për fansat e çiftit, kjo heshtje është edhe më intriguese, pasi çifti ka qenë gjithmonë aktiv në postime dhe në ndarjen e momenteve private me publikun.
A është ky fundi i një romance të përfolur apo thjesht një tjetër kapitull në historinë e tyre plot kthesa? Kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim. /GazetaExpress/