E papritur, largohet Renato Mekolli, në Hell’s Kitchen një shef nga Athina - Gazeta Express
string(71) "e-papritur-largohet-renato-mekolli-ne-hells-kitchen-nje-shef-nga-athina"

E papritur, largohet Renato Mekolli, në Hell’s Kitchen një shef nga Athina

Gazeta Express

05/12/2019 13:01

Nuk dihen arsyet pse, por që Renato Mekolli është larguar nga Hell’s Kitchen Albania 2 ky tashmë është një fakt i konfirmuar nga Top Channel.

Në kuzhinë, përballë konkurrentëve, në mes të produksionit, në mënyrë krejt të papritur, këtë javë do të shfaqet një shef i ri. Produksioni, i informuar më parë për kërkesën e vetë shef Renatos për t’u tërhequr nga ky angazhim, ka marrë masat e menjëhershme për ta zëvendësuar atë me një tjetër shef të njohur kuzhine. Ai është Alsi Sinanaj, i cili ka pranuar ftesën e Top Channel dhe ka ardhur enkas nga Athina, ku jeton e punon prej vitesh, për t’u bërë kështu shefi i ri në kuzhinën e djallit.

Lexo Edhe:

Si do të vijojë sfida në këtë reality show me këtë shef te ri? A do të jetë ai po aq djall sa shef Renato? Si janë ndjerë konkurrentët në një situatë të tillë? Të gjitha pyetjet marrin përgjigje nesër në mbrëmje, në puntatën e rradhës, që s’do të jetë aspak si të tjerat. Sepse për herë të parë në kuzhinën e ferrit do të shfaqet një shef i ri.

Kujtojmë se për herë të fundit shef Renato u shfaq krah konkurrentëve në fshatin Bubq, vetëm një javë më parë, për t’ju dërguar familjeve të dëmtuara nga tërmeti ushqim e zemër të ngrohtë. Duhet të ketë qenë ky takimi i tij i fundit me konkurrentët, për një mision aq të madh, që të bën t’i lesh për një moment pas krahëve pakënaqësitë dhe arsyet që e kanë çuar më në fund shef Renaton drejt këtij largimi të pashmangshëm nga Hell’s Kitchen./t.ch