Aktori Akil Varfi ka kërkuar të largohet nga “Ferma Vip 3”.
Kjo kërkesë e aktorit erdhi menjëherë sapo moderatorja Arbana Osmani lexoi zarfin me emrin e fermerit të parë që shpëtoi nga televotii që ishte Indri Shiroka.
Akili, këtë televotim, e pa si një mesazh nga publiku, që nuk është sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Për të mos e zhytur veten më poshtë, dua të lë garën që tani. Ky ishte një mesazh. Po vendos të largohem. Nuk mendoj se kam kohë mjaftueshëm për të ndryshuar”, tha Akili.
Moderatorja Arbana Osmani, ka deklaruar se çdo kush është i lirë të veprojë si e ndjen, por ka kërkuar prej fermerëve mirëkuptim dhe respekt për produksionin dhe mijëra shqiptarë që i ndjekin.
“Të dalësh është kollaj. Nuk besoj që këtu janë zgjedhur njerëz që i lënë gjërat përgjysëm. Jeni të lirë të bëni çfarë të doni. Unë jam përfaqësuese e një produksioni ku punojnë me qindra veta që të gjithë të jeni të vlerësuar në mënyrë të barabartë. Jepi shansin të gjithë personave që punojnë, respektoni spektaklin dhe kur të mbarijë, nëse doni mund të largoheni. Kemi dhe ne përgjegjësi, sepse kanë votuar njerëzit. Nuk iket kështu. E kuptoj që jeni të izoluar, por ti japim kohë gjithësecilit”, tha Arbana Osmani.
Pas këtij televotimi, tre fermerët e mbetur, Akili Fairfax dhe Gresa do të duhet të kalonin përballë një sfide. Por kërkesa e Akilit, “nxiti” edhe Gresën, që të merrte edhe ajo të njëjtin vendim.
Pas kësaj, moderatorja Arbana Osmani kaloi në një hapësirë publicitare, duke ja u lënë në dorë dy fermerëve vendimin e tyre, për të vijuar garën apo për tu larguar përgjithmonë.