Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, i quajti sulmet e Izraelit ndaj Libanit “krejtësisht të gabuara”.
Ka pasur gjithashtu reagime nga e gjithë Europa, raporton BBC, transmeton Gazeta Express.
Sulmet e Izraelit ndaj Libanit ishin “të papranueshme”, thotë ministri i Jashtëm Jean-Noel Barrot – ndërsa shton se Irani duhet të heqë dorë nga kapacitetet për të siguruar armë bërthamore dhe mbështetja e tij për përfaqësues si Hezbollahu dhe Hamasi.
Sulmet izraelite “janë edhe më të papranueshme, pasi minojnë armëpushimin e përkohshëm të arritur dje midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit”, tha ministri francez.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha: “Kemi qenë vetëm një hap larg pikës pa kthim, por tani përballemi me një perspektivë të brishtë paqeje, e cila duhet ndjekur me vendosmëri”.
Ndërkohë, Spanja po rihap ambasadën e saj në Teheran, thotë ministri i saj i Jashtëm. Jose Manuel Albares gjithashtu akuzoi Izraelin për “shpërfillje të armëpushimit” dhe “shkelje të ligjit ndërkombëtar”.