E pabesueshme/ Referi e kryn lojën derisa lojtari po bëhej gati për ta gjuajtur penalltinë! - Gazeta Express
string(89) "e-pabesueshme-referi-e-kryn-lojen-derisa-lojtari-po-behej-gati-per-ta-gjuajtur-penalltine"

Futboll

Gazeta Express

28/11/2025 18:00

E pabesueshme/ Referi e kryn lojën derisa lojtari po bëhej gati për ta gjuajtur penalltinë!

Futboll

Gazeta Express

28/11/2025 18:00

Në një ndeshje të të rinjëve në futbollin italian ka ndodhur një gjë e pazakontë dhe e paparë ndonjëherë në futboll.

Në një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, shihet një futbollist duke u bërë gati që të godasë topin nga pika e bardhë e penalltisë.

Kjo ndodhi në ndeshjen mes Pontelungo dhe Olimpic, për grupmoshat deri në 15 vjeç. Ndeshja përfundonte 3-2 për Olimpic, teksa penalltia ishte për vendasit, me mundësi për të barazuar.

Mirëpo, çka ndodhë më pas do të ju çudisë.

Derisa futbollisti bëhet gati të godasë topin nga pika e bardhë, gjyqtarja e ndeshjes e përfundon ndeshjen.

Kështu, ‘plasin’ reagimet e ashpra nga futbollistët e ekipit që iu mohua penalltia, derisa tabori tjetër – të çliruar – festonin.

Megjithatë, pas ndeshjes, e luajtur në tetor të këtij viti, u vendos që ndeshje të riluhej prapë, më 26 nëntor.

“Riluajtja e ndeshjes së grupmoshave U15 mes Pontelungo dhe Olimpic u zhvillua të mërkurën. Ishte një mbrëmje e madhe rritjeje për të gjithë – lojtarët, drejtuesit dhe stafin – sepse para fillimit pati një diskutim të shkurtër mes dy ekipeve dhe institucioneve të Ligës Liguriane si dhe shoqatave të Savonës dhe Albengës. Gjyqtarja e re e ndeshjes, e cila padrejtësisht u vu në qendër të vëmendjes në lajme, mori pjesë në fjalimet e Këshilltarit Rajonal Franco Rebella, Sekretarit të FIGC-së Enrico Fantino dhe Presidentit të AIA-s së seksionit të Albengës, Igor Vecchio. Institucionet dhe të dyja skuadrat shprehën mbështetjen e tyre për të renë dhe do të vazhdojnë ta mbështesin, duke u siguruar që ajo të vazhdojë rrugën që sapo ka nisur. Të gabosh është njerëzore, por pikërisht nga gabimet e vogla mund të rritemi dhe të mësojmë diçka!”, raporton “SV Sport Italia”./GazetaExpress/