E pabesueshmja ka ndodhur – katër portierët kryesorë të Bayern Munichut janë të gjithë të lënduar.
Manuel Neueri po përballet me një problem në pulpë, Jonas Urbig ka pësuar tronditje të trurit, Leon Klanac ka një dëmtim muskulor (sipas “Bild” bëhet fjalë për kofshën, ndërsa “Transfermarkt” raporton për një dëmtim në hamstring), ndërsa tani edhe Sven Ulreich ka pësuar një çarje muskulore, sipas një njoftimi nga klubi.
Ulreich e pësoi këtë dëmtim në barazimin 1-1 të Bayernit ndaj Bayer Leverkusenit të shtunën.
Kjo situatë është shumë problematike në fazën vendimtare të sezonit – sidomos duke marrë parasysh se bavarezët përballen me Atalantën të mërkurën në Ligën e Kampionëve.
Vetëm pak orë më parë, “Bild” raportoi (përmes “iMiaSanMia”) se Ulreich iu nënshtrua një skanimi për të përcaktuar shkallën e dëmtimit përpara se klubi të bënte njoftimin zyrtar.
“Ulreich do të bëjë një skanim sot për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Rikthimi i Manuel Neuer planifikohet pas pushimit të kombëtareve. Një vendim për Jonas Urbig do të merret pas testeve të tjera. Edhe portieri i zakonshëm numër katër, Leon Klanac, ka kohë që është jashtë me një dëmtim në kofshë”, thuhet në raportim.
Sipas “Bild”, Ulreich pritet të mungojë rreth gjashtë javë.
Nëse Neueri ose Urbigi nuk rikthehen në kohë, atëherë njëri nga portierët e rinj – Jannis Bärtl (19 vjeç) ose Leonard Prescott (16 vjeç) – do të duhet të startojë kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve të mërkurën./GazetaExpress/