Policia ka njoftuar se një person në Vushtrri e ka dëgjuar një krismë dhe më pas e ka parë që vetura e tij po digjet.
Ai ka thënë se në afërsi të vendit të ngjarjes e ka gjetur një bidon me benzinë.
“ZJARRVËNIE – Vushtrri / 05.10.2025 – 03:00. Është raportuar raportuar se gjatë natës ankuesi mashkull kosovar ka dëgjuar një krismë dhe pastaj ka parë se vetura e tij ishte duke u djegur. Lidhur me rastin në afërsi të vendit te ngjarjes është gjetur një bidon me lëndë djegëse-benzinë. Rasti është duke u hetuar.”
*Fotografia ilustrim