“E nxora nga dritarja e autobusit, më vdiq rrugës në prehër”, flet personi që e dërgoi njërin nga nxënësit në spital - Gazeta Express
string(112) "e-nxora-nga-dritarja-e-autobusit-me-vdiq-rruges-ne-preher-flet-personi-qe-e-dergoi-njerin-nga-nxenesit-ne-spital"

“E nxora nga dritarja e autobusit, më vdiq rrugës në prehër”, flet personi që e dërgoi njërin nga nxënësit në spital

Lajme

Gazeta Express

27/11/2021 20:25

Zeqë Malaj nga Gllogjani ishte duke ecur me miqtë e tij, kur kishte dëgjuar disa zhurma.

Pak momente më vonë ai do të bëhej dëshmitar i sulmit tragjik në Gllogjan të Deçanit, ku u sulmua autobusi dhe mbetën të vrarë tre person – shoferi dhe dy nxënës.

Lexo Edhe:

Një prej tyre, siç tregon Malaj për Albanian Post, vdiq në prehrin e tij, pasi ishte ai që e kishte nxjerrur nga autobusi dhe më pas po e dërgonte me urgjencë në spital.

“Kam qenë me dy policë, L. e kam pasë në prehër deri në Spital në Deçan. Gjatë rrugës ka pasë puls, deri diku në mesin e rrugës, dikur nuk ka pasur shenja për jetë. Kur kemi ardhur në fshatin Preljep, diku në mesin e fshatit e kam parë se gjendjen nuk e ka mirë, nuk ka puls”, tha ai.