“E njohin Shukri Bujen – Eksperiment” Çka mendon Imri Ahmeti për kundërkandidatët - Gazeta Express
string(77) "e-njohin-shukri-bujen-eksperiment-cka-mendon-imri-ahmeti-per-kunderkandidatet"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 21:12

“E njohin Shukri Bujen – Eksperiment” Çka mendon Imri Ahmeti për kundërkandidatët

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 21:12

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili synon edhe një mandat, u pyet në Pressing në T7 për kundërkandidatët e tij.

Ahmeti u shpreh i bindur se do të jetë fitues i Lipjanit.

Derisa u pyet për Shukri Bujën, Ahmeti tha “ma ka ndihmu shumë kandidimi i këtyre dyve, PDK dhe VV, janë të hendikepuar. Dikush nga e kaluara e dikush nga mosnjohja e së tashmes”.

“E njeh periudhën e qeverisjes së tij gjithë Lipjani, e njohin edhe mediat”, tha Ahmeti për Bujën.

“Duke qenë jashtë rrjedhave për vite të tëra është vështirë me ditë se si duhet me u sjellë, si mund të menaxhohet e administrohet një pushtet lokal dhe kam pa që kanë mosnjohuri goxha të mëdha”.

“Mendoj që janë larg njohurive se si menaxhohet e administrohet komuna”, tha Ahmeti në Pressing.

“Mendoj që është eksperimet, më shumë kalkulime personale sesa dicka serioze. Ose është kthim mrapa për një periudhë që e njeh e gjithë Lipjani”, vijoi ai.

Sipasj tij, kanididatët e partive të tjera janë të “një ideje të përbashkët që me shku në balotazh e pastaj me u bë bashkë”.