E ndoqën, e grabitën dhe e vranë, 3 shqiptarë e 2 grekë akuzohen për vrasjen e 84-vjeçares në Greqi - Gazeta Express
string(97) "e-ndoqen-e-grabiten-dhe-e-vrane-3-shqiptare-e-2-greke-akuzohen-per-vrasjen-e-84-vjecares-ne-greqi"

E ndoqën, e grabitën dhe e vranë, 3 shqiptarë e 2 grekë akuzohen për vrasjen e 84-vjeçares në Greqi

Gazeta Express

28/06/2022 23:48

Policia greke është duke hetuar vrasjen e një 84-vjeçareje në Patisia, ngjarje e ndodhur në mars të vitit të kaluar.

Autorët e grabitën pasi fillimisht e kishin imobilizuar “duke i shkaktuar vdekjen duke i penguar rrugët e frymëmarrjes.”

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për dy grekë dhe tre shqiptarë, të cilët kishin ndjekur të moshuarën në banesën e saj në rrugën Myliaraki kur ajo po kthehej nga furra ku kishte shkuar për të blerë bukë.

Pasi kanë rrëmbyer atë që kanë gjetur në banesë janë zhdukur.

Në fakt, njëri prej të akuzuarve tashmë është i burgosur në Angli për krime të tjera, ndërsa një bashkëpunëtor i tij ndodhet në burgun e Korydallos. Ajo që ka ndodhur tragjikisht brenda banesës është kuptuar nga djali i të moshuarës, pasi është zgjuar.

Ai nuk kishte dëgjuar asnjë zhurmë, shkruajnë mediet greke. Nga hetimet e policëve të Departamentit të Vrasjeve u zbulua mënyra e veprimit dhe roli i secilit në veprën penale.  Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente. /Abcnews.al/