"E ndali Luftën e Tretë Botërore" shkrimi në Jerusalem Post që nuk i beson as Vuçiq - Gazeta Express
string(81) "e-ndali-luften-e-trete-boterore-shkrimi-ne-jerusalem-post-qe-nuk-i-beson-as-vuciq"

Lajme

Gazeta Express

13/01/2023 15:11

“E ndali Luftën e Tretë Botërore” shkrimi në Jerusalem Post që nuk i beson as Vuçiq

Lajme

Gazeta Express

13/01/2023 15:11

Që kur kishte nisur agresioni i Rusisë në Ukrainë, shqetësimet ndërkombëtare se mund të zgjatej edhe në rajonin e Ballkanit përmes Millorad Dodikut në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbisë së Aleksander Vuçiqit ishin rritur tej mase. Në vazhdimësi ishte bërë presion që shtetet e Ballkanit Perëndimor të rreshtohen krah Brukselit dhe Washingtonit për sanksionet dhe në dënimin e krimit dhe gjenocidit që Vladimit Putin po bën në Ukrainë.

Gazeta Express

Shqetësimet ishin rritur jashtëzakonisht shumë pas tensioneve të fundit në veri të Republikës së Kosovës, pasi presidenti i Serbisë duke folur me fjalët e Vladimir Putinit vendosi edhe ushtrinë në afërsi të kufirit me Kosovën dhe kërkoi që të vendoste edhe 1 mijë trupa në Kosovë. Veprime të tilla shqetësuan faktorin ndërkombëtar të cilët edhe siç pritej refuzuan kërkesën e shefit të shtetit serb për të vendosur 1 mijë trupa në Kosovë.

Kapaciteti destabilizues i Vuçiqit është shumë i madh edhe brenda Kosovës meqë kontrollon Listën Serbe dhe përmes saj edhe serbët dhe grupet kriminale që jetojnë dhe veprojnë në komunat veriore. Kjo u pa në kundërshtimin që iu bë KQZ-së për të organizuar zgjedhjet dhe me vendosjen e barrikadave pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantic mbi të cilin rëndon akuza për terrorizëm.

Por gjithë ky cikël i krizës u përmbyll pas një përfshirje të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian dhe pas një deklarate të KFOR-it për çështjen e vendosjes së FSK-së në veri dhe rreth asaj se sa i lejohet Vuçiqit ta afrojë ushtrinë afër kufirit të Kosovës.

Por gjithë këtë potencial destabilizues të Aleksander Vuçiqit dhe rrezikun e madh për një konflikt të ri në rajon që u neutralizuar për shkak të ndërhyrjes së fortë Amerikane dhe Evropiane nuk e ka parë deputeti i Parlamentit të Izraelit, Boaz Toporovski i cili ka qenë kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Serbi.

Toporovski në një opinion të publikuar në “The Jerusalem Post” ka shkruar rreth asaj se si presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka parandaluar “Luftën e Tretë Botërore”. Sipas tij kreu i shtetit serb që nga viti 2014 është “angazhuar për ruajtjen e stabilitetit në Ballkan”.

Por një opinioni të tillë të publikuar në një prej mediumeve serioze nuk i beson as vetë ish-ministri për propagandë i Sllobodan Millosheviqit dhe një prej miqve të ngushtë të Vladimir Putinit, Aleksander Vuçiq.

Rreth këtij opinioni ka pasur reagime të shumta edhe nga njohës të rrethanave politike në rajon. Ka reaguar me tallje Toby Vogel i cili ka vendosur tre figura të një klouni në përshkrim.

Pa reaguar s’ka qëndruar as politikanja serbe, Rada Trajkovic, të cilët nuk i është besuar se diçka e tillë është botuar me të vërtetë në “Jerusalem Post”.

Ajo ka thënë se është e vështirë të thuhet nëse ky artikull është i Jerusalem Post apo i “The Onion” një web-faqe ku publikohen lajme sarkastike. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement