“E mposhta Tyson Fury-n, tani punoj në hekurudhë”, vendimi kontrovers që e ndryshoi historinë - Gazeta Express
string(89) "e-mposhta-tyson-fury-n-tani-punoj-ne-hekurudhe-vendimi-kontrovers-qe-e-ndryshoi-historine"

Gazeta Express

31/03/2020 18:22

“E mposhta Tyson Fury-n, tani punoj në hekurudhë”, vendimi kontrovers që e ndryshoi historinë

Gazeta Express

31/03/2020 18:22

Njeriu i cili beson se e kishte mposhtur Tyson Fury-n tani punon në hekurudhë, si mjeshtër për rregullimin e kabllove mbitokësore. Ai i shikon nga larg por me interesim luftërat e Fury-t ama rrallë herë iu tregon shokëve të vet për ditën kur e kishte trazuar kampionin e botës në peshat e rënda. Siç thotë tani: “Ç’kuptim ka?”

John McDermott do të jetë përgjithmonë vetëm një fusnotë e vogël në histori të boksit, për shkak të vendimit kontrovers me pikë kundër tij, kur ai luftoi kundër Fury-t në vitin 2009, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Natyrisht që ende më zemëron”, thotë McDermott për Sky Sports.

“Nuk po them se pas atij meçi do të luftoja për titullin e botës, por sigurisht do të më kishte ndihmuar, në atë kohë. Do të kisha fituar më shumë para, sepse atëbotë nuk kishte shumë para në boks. Ai është milioner tani, ndërsa unë po jetoj në vështirësi”, shtoi ai.

Sa më ndryshe do të kishin qenë gjërat sikur ai meç famëkeq të kishte rezultatin përfundimtar që shumica e shikuesve besonin se duhej ta kishte.

Fury ishte 21-vjeçar dhe i kishte fituar shtatë luftërat e para me nokaut, natyrisht ai ishte talent me të ardhme, por akoma ishte i panjohur. McDermott ishte veteran me 30 luftëra në karrierën e tij, i cili i kishte humbur dy të fundit dhe pesë në përgjithësi.

Ai ishte garues me përvojë por i kufizuar dhe ishte zgjedhur për Fury-n si një përparësi për sukses drejt gjërave më të mëdha. Titulli në kategorinë e rëndë në Angli ishte çmimi por ideja, për Fury-n, ishte ta testonte veten kundër një kundërshtari më të fortë sesa shtatë të kaluarit.

“Ata mendonin se do të ishte një luftë e lehtë. Ata nuk mendonin se unë do të bëja përpjekje të mëdha. 11 vjet më vonë në zërin e tij ka qenë ankth”, shtoi ai.

“Mbaj mend kur trajneri im e vizatoi një vijë në mur 2.05 metra të gjatë dhe më tha: ‘Kaq i gjatë është Tyson Fury’. Mendoja: ‘Si do ta godas këtë tip?’”, kujtoi ai.

Natën e meçit, tifozët e të dyve krijuan një atmosferë frikësuese, baballarët e tyre, të dy ish-boksierë në kategorinë e rëndë po ashtu, dhanë udhëzime jashtë ringu.

McDermott ia dha Fury-t goditjen e parë me të djathtën pas 30 sekondave dhe nuk e huqi të njëjtën gjithë natën.

“Në rundin e tretë ia dhashë një goditje me të shpejtë dhe sytë e tij u rrokullisen por ai u rikthye. Thashë me vete: ‘Ky djalosh paska guxim’”, kujtoi ai.

Deri në këtë meç, Fury nuk kishte boksuar më shumë se katër runde, por këtë herë gjërat nuk po shkonin në favorin e tij dhe nuk kishte zgjidhje për taktikat e McDermott.

McDermott i kishte dhënë edhe një të djathtë të fortë në fytyrë Fury-t. Talenti i ri, për herë të parë, e kishte dëshmuar se ka stomak për rrahje.

“Unë nuk kam grusht shumë të fortë. Por godas mjaft. E godita mu në mjekër, fatkeqësisht për mua. Ai ka mjekër të fortë”, e pranoi McDermott.

“Në rundin e tetë e shkunda mirë. Mendoja se e kisha në dorë. Por ai u rikthye si bullë i egër”, vazhdoi ai.

Në kambanën e fundit, ndjesia ishte se sapo kishte ndodhur e papritur, por gjyqtari Terry O’Connor ia çoi larg dorën Fury-t.

“Mendoja se gjyqtarët po e shkruanin fitoren time. Por i dëgjova njerëzit duke fishkëllyer dhe e pashë gjyqtarin duke e ngritur dorën e Fury-t”, tregoi ai.

“Është çmenduri. Nuk e di çfarë ndodhi. Por si mund ta vësh një rezultat 8:2 në favor të tij?”

Në intervistën e tij pas meçit, McDermott kishte thënë: “Unë jam njeri i mirë. Çfarë nuk shkoi mirë?”

Fury ishte përgjigjur: “Unë e meritova fitoren”.

Promotori i McDermott, Frank Maloney, kishte pësuar sulm në zemër jashtë ringut, kur ishte konfirmuar vendimi i gjyqtarëve. /Gazeta Express/