E moshuara kosovare që ushtron fitnes bëhet hit në rrjetet sociale - Gazeta Express
string(66) "e-moshuara-kosovare-qe-ushtron-fitnes-behet-hit-ne-rrjetet-sociale"

E moshuara kosovare që ushtron fitnes bëhet hit në rrjetet sociale

Gazeta Express

15/01/2020 7:14

Një grua e moshuar tradicionale kosovare shihet në një video teksa ushtron me vrull fitnes në kushte shtëpie, pasi video është postuar në rrjetet sociale nga djali i saj.

Në llogarinë në Facebook, me emrin Bajrush Ahmeti, është postuar një video, ku burri dëgjohet duke thënë se gruaja e cila po ushtron në fitnes, është nëna e tij.

Lexo Edhe:

Ai e nis videon sikur po e bën spontanisht, duke e thirrur nënën e tij se ku është, dhe në fund kur e sheh atë duke ushtruar, e përgëzon duke i thënë ‘bravo nënë’.

Kjo grua me të vërtetë meriton një bravo, pasi shihet se edhe pse në moshë, është akoma në gjendje jashtëzakonisht të mirë fizike.

Video e shpërndarë në Facebook, ka marrë shumë pëlqime e shpërndarje.