“E mori shkëlqimin e duhur - Duhet me e ditë ku e ka vendin flamuri shtetnor dhe ai kombëtar”, ideatori i flamurit, Muhamer Ibrahimi në 17-vjetorin e krijimit - Gazeta Express
string(152) "e-mori-shkelqimin-e-duhur-duhet-me-e-dite-ku-e-ka-vendin-flamuri-shtetnor-dhe-ai-kombetar-ideatori-i-flamurit-muhamer-ibrahimi-ne-17-vjetorin-e-krijimit"

Lajme

Gazeta Express

17/02/2025 21:10

“E mori shkëlqimin e duhur – Duhet me e ditë ku e ka vendin flamuri shtetnor dhe ai kombëtar”, ideatori i flamurit, Muhamer Ibrahimi në 17-vjetorin e krijimit

Lajme

Gazeta Express

17/02/2025 21:10

Ideatori i flamurit të Republikës së Kosovës, Muhamer Ibrahimi, tha se flamuri i shtetit tonë e ka marrë shkëlqimin e duhur, sidomos me triumfet që kanë arritur sportistët tanë në botë.

Ai konsideron se duhet ditur se ku e ka vendin flamuri shtetëror e ku ai kombëtar.

“Ka pas edhe fushatë me u mundu me qitë në plan të dytë flamurin e Kosovës në raport me flamurin kombëtar edhe pse nuk ka pas nevojë. Duhet me ditë ku e ka vendin flamuri shtetëror dhe flamuri kombëtar”, tha Ibrahimi në Pressing, transmeton Express.

“17 vjet pas pavarësisë unë besoj që flamuri i Republikës së Kosovës është mishëru, sidomos për gjeneratat e reja”, tha Ibrahimi.

“Sidomos në garat sportive ose me triumfet e sporitstëve tanë flamuri veç e ka marrë një shkëlqim çfarë duhet për një shtet”, tha ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement