“E mori këpucën dhe më gjuajti me të”, gazetarja tregon çfarë i ndodhi në terren pas një raportimi
Lajme
Gazeta Express
06/05/2025 16:41
Këtë të Martë gjatë emisionit në “Kosova Live” ku u diskutua roli i gruas në media dhe sfidat e profesionisteve në terren, një nga të ftuarat Donjeta Gashi, gazetare dhe moderatore me përvojë ,ndau një përvojë të pazakontë që kishte përjetuar gjatë një raportimi në vitet më herët, duke treguar tensionet që, herë pas here, kanë shoqëruar punën e grave në terren.