Michael Owen ka mbetur “i tmerruar” pasi vajza e tij tinejxherë, Gemma, u mor gabimisht si një modele e faqes erotike OnkyFans, fotot nudo të modeles tjetër u shfaqën online
Michael Owen është “çmendur” në mediat anglize pasi që disa foto eksplicite të një modele tjetër dolën në faqen erotike OnlyFans dhe ato thanë që janë të vajzës së tij.
Fotot e një vajze brune nga Irlanda kanë qarkulluar më të madhe në rrjetet sociale, e ku shumë nga fansat besonin që ajo është vajza e legjendës së futbollit angles, Gemma – e cila ka vetëm 19 vjet.
Fotot realisht i takojnë modeles 23 vjeçare e cila quhet Jill dhe ajo ka diku afër 80.4 ndjekës në Instagram.
“Michael u tmerrua kur emri i vajzës së tij filloj të shpërndahet më të madh dhe e tërë që ai dëshironte ishte që situata të sqarohet”, ka treguar një burim.
“Është e qartë që nuk është Gemma në ato fotografi, ajo nuk e përdorë OnlyFans dhe vetmja fotografi që përdoret në bikine është kur ajo promovon brendin e saj”. /GazetaExpress/
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...