E Mimoza Kusari - Gazeta Express
string(15) "e-mimoza-kusari"

OP/ED

Gazeta Express

29/07/2022 14:44

E Mimoza Kusari

OP/ED

Gazeta Express

29/07/2022 14:44

Para dy ditësh e pashë Mimoza Kusarin, në rrugën Ndue Përlleshi dhe në rrugën C, që lidhet me rrugën B. Dukej shumë e lumtur në telefon, gojën vesh me vesh. Telefonin nuk e mbante në vesh, por para gojës dhe ngjante bukur shumë me ca gangsterë me makina superluksoze. Rruga nëpër të cilën ngiste kalon nëpër vendbanim, ka çerdhe dhe qarkullim të pandërprerë

Arben Idrizi

Lexo Edhe:

Të ecurit nëpër rrugës e Prishtinës, për këmbësorin, është një lloj odisejade e përditshme. S’do mend, vetëm në kuptimin më të keq të mundshëm. Si e përditshme, pra, ajo tregon se kemi të bëjmë me një zhvillim, veprim, të cilin s’e kemi mëtuar as dëshiruar, por subjekt të të cilit, pa dashjen tonë – pavarësisht kundërshtimit tonë të vazhdueshëm dhe të zëshëm – jemi bërë. Nuk e kemi realizuar, e kemi pësuar. Nuk është ndonjë lloj aventure adrenalinash, si ndonjë ngjitje në mal a zbritje në hon, fluturim a sërf. Është thjesht dhe fatkeqësisht një sprovë, tejkalimi i së cilës është punë Sizifi. Si Sizifi, ngjitemi për të rënë.

Nëse sot ia ke dalë mbanë të shpëtosh pa u goditur nga një veturë a biçikletë a trotinet, pa e hëngër ndonjë të sharë a përqeshje nga ngasësi hajvan që shkon me mendjen se të qenit në timon e bën të privilegjuar, kjo s’do të thotë se do të shpëtosh nesër. Madje, nëse ke shpëtuar te zebrat e para, kjo s’do të thotë se do të shpëtosh te zebrat e dyta. Madje-madje, nëse ke shpëtuar te korsia e parë e semaforit, kjo s’do të thotë se do të shpëtosh tek e dyta.

Ndonjëherë, edhe kur makina ndalet të të lejojë të kalosh, s’e bën dot këtë pa t’u avitur aq afër sa pothuajse po vdes nga dëshira të të përqafojë. E nëse je i lodhur, i moshuar dhe s’mund të lëvizësh shpejt, sirena e automjetit, e drejtuar nga bjerraditësi që ka ngut, do të t’i çajë veshët, do të t’i ngjethë mishtë.

Përveç pak rrugëve në qendër të qytetit me trotuare më të kënaqshme, asnjë rrugë e qytetit jashtë qendrës nuk është e kufizuar nga trotuaret e kënaqshme, të ecshme. Asnjë këmbësor nuk mund të bëjë dy metra ecje pa u detyruar, për shkak të mjeteve të parkuara në trotuar, të kalojë në rrugë – në të cilën është duke fluturuar një makinë si nëpër filma – duke rrezikuar kështu maksimalisht jetën e vet.

***

Pse nuk ka kurrfarë kujdesi për këmbësorin? Pse ngasësi është i privilegjuar dhe i falur, përkundër të gjitha ligjeve që e thonë të kundërtën?

***

E për ta bërë të gjithën edhe më të neveritshme dhe të padurueshme, pothuajse gjysma e ngasësve ngasin me telefon në dorë. Mund të thoni se nëse qenkan vetëm gjysma, atëherë është gjysma e së keqes, veçse, si këmbësor, e di saktësisht (siç e dini edhe ju) se vetëm gjysma do të thotë, më e pakta, dyfishi i së keqes.

***

Të ngasin me telefon në dorë shohim qytetarë të panjohur e qytetarë të njohur. Shohim edhe ligjvënës dhe madje edhe ligjzbatues.

***

Njëherë, për shembull, e kam parë Haki Abazin, me një furgon dhe regjistrim të Shqipërisë. Unë e ngrita dorën, duke i thënë: “Po si dreqin po nget me telefon në dorë?”, por ai tipi mendoi se po e përshëndesja dhe shkoi tutje ta merr mendja se po derdhej nga kënaqësia.

Unë s’kam tashmë ndonjë dëshmi materiale për këtë (përveç fjalës sime) dhe ai zotëria mund të më padisë për shpifje. Mirë të ma bëjë!

Ndërkohë, para dy ditësh e pashë Mimoza Kusarin, në rrugën Ndue Përlleshi dhe në rrugën C, që lidhet me rrugën B. Dukej shumë e lumtur në telefon, gojën vesh me vesh. Telefonin nuk e mbante në vesh, por para gojës dhe ngjante bukur shumë me ca gangsterë me makina superluksoze. Rruga nëpër të cilën ngiste kalon nëpër vendbanim, ka çerdhe dhe qarkullim të pandërprerë.

Duke qenë se Kusari është më e ndërgjegjshme se Abazi (po tallem), po pres që Kusari të mos më akuzojë mua për shpifje si Abazi, por të shkojë në polici të vetakuzohet dhe ta marrë dënimin e merituar (po tallem).