E mbronte pronën private, policia e arreston Isuf Kokën - Gazeta Express
string(54) "e-mbronte-pronen-private-policia-e-arreston-isuf-koken"

E mbronte pronën private, policia e arreston Isuf Kokën

Ballina

Gazeta Express

06/07/2022 21:00

Isuf Koka është personi që u arrestua nga policia pasi gjuajti dy-tre plumba në ajër, pasi prona e tij private – hotel De Koka dhe dy dyqanet në sheshin Skenderbeu u sulmuan nga protestuesit maqedonas.


Dhjetëra huliganë maqedonas filluan të gjuanin gur në drejtim të dyqaneve te parkingu i Skenderbeut, ndërsa u dëmtuan edhe disa vetura të parkuara. Pasi policia po reagonte me vonesë dhe turma tentoi të futet në Çarshi, pronari i hotel De Koka dhe dy dyqaneve tjera, Isufi nxori pistoletën me leje dhe gjuajti dy-tre plumba në ajër.
Protestuesit u larguan, ndërsa pas disa minutave, ai u arrestua.
Në ndërkohë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, është munduar që nëpërmjet këtij incidenti, ta kthejë vëmendjen nga ai. Në profilin e tij në Facebook, Mickoski shkruan se “ky është personi që sonte deshi të më vrasë”. Megjithëse e vërteta është krejtësisht tjetër – në kohën kur Mickoski dhe turma e madhe kaloi urën dhe arritën gati te Ministria e Punëve të Jashtme, dhjetëra huliganë provokuan situatën në Çarshi dhe Isufi gjuajti në mbrojtje të pronës private. (koha.mk)

Lexo Edhe: