E mbështet BE mini-shengenin? Rama: Ngatërrestarë s'ka vetëm në Ballkan, por dhe në Evropë - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

16/02/2020 22:42

E mbështet BE mini-shengenin? Rama: Ngatërrestarë s’ka vetëm në Ballkan, por dhe në Evropë

Ballina

Gazeta Express

16/02/2020 22:42

Kryeministri Rama është deklaruar në Bruksel pas takimit informal me krerët e BE-së, se e ardhmja e mini-shengenit do të mbetet për t’u parë, pasi ‘ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan por edhe në Evropë’.

Rama tha se ai ka besim se BE do ta mbështesë herët a vonë këtë proces, pasi është një ‘spunto’ që bie në parim me katër shtyllat e unionit. Por teksa kryeministri fliste për ‘mini-shengenin’, theksin e ka vënë dhe tek ‘ngatërrestarët’, që sipas tij nuk janë vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë.

“Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal. Kemi diskutuar për atë që është konceptuar dhe formësuar pjesërisht nga procesi i Berlinit. Herët ose vonë BE do e mbështesë këtë vizion, pasi është një spunto që bie në parim me katër shtyllat e BE. Duhet durim pasi ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan por edhe në Europë. Bashkimi Europian, Komisioni Europian, këshilli Europian kanë halle të tjera edhe më të mëdhaja.

Gjithçka do të kthjellohet dhe besoj se jo vetëm që BE do ta vlerësojë, por që vendet do të vlerësohen edhe në bazë të qasjes apo dhe kapaciteteve për të jetësuar hapësirën europiane brenda Shengenit Rajonal”, –tha Rama.

Kujtojmë se pak ditë më parë Edi Rama e Albin Kurti, u përplasën në lidhje me ‘mini-shengenin’ ballkanik, në takimin e parë të Kurtit në Tiranë si kreu i qeverisë së Kosovës. Kujtojmë gjithashtu se ‘mini- shengeni’ ka qenë dhe mbetet një iniciativë, e cila është kritikuar nga disa eksponentë të lartë të politikës në Kosovë.

Lexo edhe: Krejt çka ndodhi në takimin Kurti-Rama, ata i përplasi “Mini-Shengeni Ballkanik”

NEGOCIATAT

Në lidhje me të ardhmen e negociatave, Rama u shpreh se ka patur një dakortësi për metodologjinë e re në procesin e integrimit dhe se Shqipëria i ka kryer dhe do të vijojë t’i plotësojë detyrimet e saj.

Ajo që ka rëndësi është që ka një dekordësi për metodologjinë e re ka një përpjekje për të një proces të rilindur të zgjerimit përmes një ecurie të vendeve kandidate jo vetëm mbi bazën e deri sotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes sa i përket mbështetjes financiare. Kemi rënë dakord për të dalë në disa konkluzione solide deri në samitin e Zagrebit”, tha Rama.

“ANTI-KÇK”, Rama: Pres të zërë vendin e merituar në vlerësimin e KE

“Unë prezantoj punët, jo lajmet. Sipas këndvështrimit të tyre ato mund të jenë të mira osse të këqija. Komisioni Europian do të jetë pozitiv pasi Shqipëria i ka bërë detyrat. Madje pres që nisma jonë më e fundit të zërë vendin e vet të merituar në vlerësimin e KE për Shqipërinë. Bëjmë Çfarë bëjmë ne, e bëjmë për vendin tonë jo se na i kërkojnë miqtë europiane. Dhe vendimmarrja e BE nuk është vetëm nga ajo që bëjmë ne , por nga atë që zgjedhin ata për të ardhmen.”- tha Rama.