E mbani mend het-trikun e parë të Ibrahimovicit në Serie A? - Gazeta Express
string(58) "e-mbani-mend-het-trikun-e-pare-te-ibrahimovicit-ne-serie-a"

Gazeta Express

17/04/2020 18:03

E mbani mend het-trikun e parë të Ibrahimovicit në Serie A?

Gazeta Express

17/04/2020 18:03

15 vite më parë, Zlatan Ibrahimovic shënoi het-trikun e parë në Serie A në ndeshjen që Juventusi e shkatërroi Leccen 5-2.

Ibrahimovic gëzoi sezon debutues fantastik edhe pse shumë dyshonin se do të përsërisë atë që bënte te Ajaxi.

Ai shënoi 16 gola dhe dhuroi shtatë asiste në sezonin 2004/05, duke shfrytëzuar problemet me lëndime të David Trezeguet.

https://www.youtube.com/watch?v=Wcb6xk7_ek4

Tri nga këto gola erdhën më 17 prill, 2005, kundër Lecces.

Ishte het-triku i parë në Serie A, pas të shumtëve që ka realizuar ndër vite.

Ibra është futbollisti i vetëm në histori që ka shënuar të paktën 10 gola me fanellën e Milanit, Juventusit dhe Interit në Serie A.

Sot, pjesë e Milanit – 38 vjecari numëron 540 gola në karrierë me klube dhe kombëtare. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement