‘‘E lëshon një grusht miza edhe ik’’, Musliu ironizon me Kurtin: Dashta me falënderu frikacakun, problemi kryesor është qeveria e tij - Gazeta Express
string(126) "e-leshon-nje-grusht-miza-edhe-ik-musliu-ironizon-me-kurtin-dashta-me-falenderu-frikacakun-problemi-kryesor-eshte-qeveria-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 18:57

‘‘E lëshon një grusht miza edhe ik’’, Musliu ironizon me Kurtin: Dashta me falënderu frikacakun, problemi kryesor është qeveria e tij

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 18:57

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka cilësuar kryeministrin Albin Kurti si ‘’frikacak’’, dhe ironizoi me deklaratën e tij që më herët kërkoi mirënjohje nga deputetët për raportimin e tij në Kuvend.

Musliu ka deklaruar edhe se, ‘’problemi kryesor’’ në Kosovë, është qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

‘’Ky frikacaku veç vjen e lëshon një grusht miza edhe ikë, siç po e shihni as tash nuk është këtu. Dashta me falënderu prandaj. Salih Zyba apo të kryhen dhamt me dalë me mbrojt. Salih nuk është këtu me të ni me ta jep naj pozitë, se ti ki qef me u kallzu para se e don fortë. Sot në Kosovë, strumbullari kryesor i problemeve është qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti. Ky është problemi kryesor dhe i vetëm. Pa u hjek ky njeri prej qeverisë nuk zgjidhet asnjë problem.  Ky lutet çdo ditë me pas kriza në Kosovë, sepse ky veç në kriza mbijeton, në kriza mshefet prej paaftësisë së tij. Sinomimi i kësaj qeverie është ura e Saradranit. S’janë kanë bë kurrgjë qe 6 vjet, veç kanë vjedh’’, ka deklaruar ajo mes tjerash. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement