E la i dashuri se ishte shumë e shëndoshë, Alida humbet 76 kg dhe bëhet super grua - Gazeta Express
string(81) "e-la-i-dashuri-se-ishte-shume-e-shendoshe-alida-humbet-76-kg-dhe-behet-super-grua"

E la i dashuri se ishte shumë e shëndoshë, Alida humbet 76 kg dhe bëhet super grua

Gazeta Express

26/10/2020 10:14

Një vajzë 27 vjeçare ka arritur që të humbasë 76 kilogramë, pasi i dashuri i saj i tha se është “shumë e shëndoshë”.

Alida Dreyer ishte 145 kilogramë, pasi ushqehej me ushqime shumë të yndyrshme dhe sheqer për vite me radhë.

Lexo Edhe:

Në shkollë e tallnin, e si pasojë ajo ka menduar që edhe të kryente vetëv.rasje.

Në moshë 13 vjeçare ajo u diagnostikua me Sindromën Polikistike të Vezës (PCOS), e cila shkakton shtim në peshë.

Madje edhe i dashuri i saj prej 3 vitesh e la se ishte shumë e shëndoshë dhe nuk binte në peshë.

Ndërkohë në moshën 23 vjeçare ajo kuptoi se nuk mund të kishte fëmijë nëse nuk binte nga pesha, e si pasojë vendosi që të bënte ndryshimin drastik.

Ajo tregon se kur lidhja e saj përfundoi, bota e saj u shemb, ndaj nisi të kujdesej për veten.

27-vjeçarja nga Australia tregon se nisi të donte më shumë veten, e si pasojë nisi edhe një dietë strikte.

Gjithashtu ajo realizoi edhe një operacion për të hequr kilogramët e tepërt, e tani duhet thënë se duket një njeri krejt tjetër.