string(52) "e-kuptoi-se-i-vdiq-nena-e-vazhdoi-lojen-deri-ne-fund"

Futboll

Gazeta Express

18/12/2024 13:14

E kuptoi se i vdiq nëna, e vazhdoi lojën deri në fund!

Futboll

Gazeta Express

18/12/2024 13:14

Adana Demirspor e regjistroi fitoren e parë të kampionatit të hënën duke e mposhtur Besiktasin me rezultat 2:1.

Një rezultat befasues, ndoshta edhe i pashmangshëm duke e parë atë që ndodhi në fund të pjesës së parë: António Simão Muanza, mesfushor nga Angola, më mirë i njohur si Maestro, në atë moment e mësoi lajmin e trishtë të vdekjes së nënës së tij, shkruan “Gazeta Express”.

Përkundër kësaj tronditjeje, ai mbeti në fushë deri në fund për ta ndihmuar skuadrën e tij dhe pas vërshëllimit të trefishtë të gjyqtarit, mori homazhe dhe mbështetje nga bashkëlojtarët dhe nga krejt të pranishmit në stadium. /Gazeta Express/

aaaaa