Dy persona janë arrestuar në Mal të Zi pasi janë kapur duke kontrabanduar drogë nga Shqipëria drejt vendit fqinjë.
Sipas raportimeve nga mediat malazeze thuhet se policia e Podgoricës ka kontrolluar dy automjete në Tuz, një “Skoda” me targa të Podgoricës, e drejtuar nga një 27 vjeçar dhe një automjet mallrash “Reno Kangu” po me targa të Podgoricës, me drejtues një 23 vjeçar.
“Nga kontrolli i kamionit, policia gjeti dy çanta të mëdha dhe një thes me 65 pako me një substancë të dyshuar si lëndë narkotike marijuanë, me peshë rreth 65 kilogramë. Dyshohet se lënda narkotike e sekuestruar ishte kontrabandë nga territori i Republikës së Shqipërisë në territorin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e policisë.
/Gazeta Express
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...